IK NGA ERDhE
Unë me gjuhë e ti me pallë
Ti me thikë e unë me thonj
Le ta shohim se kush mbetet gjallë
Gjaku i kujt këtu do të rrojë.
Ti me pushkë e unë me laps
Dhëmb për dhëmbi për mbijetesë
Nga toka ime do të zbrapsë
Ti këtu nuk ke fillesë.
Ik nga erdhe sa s’është vonë
S’të mba toka, por veç gjëmon
Se ti s’je prej farës sonë
Dhe po të mbjellesh ti s’mugullon!
© Kasam ShAQIRVELA